Përfundon sfida Bashkim-
Super atmosferë e ndeshje në Prizren,
Bashkimi në finale
Një super ndeshje është zhvilluar, sonte në Prizren në një super atmosferë, percjell Gazeta e Prizrenit.
Bashkimi fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 90:73 (20:20, 15:21, 25:16, 30:16), për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.
![]()
Më i miri te prizrenasit ishte Lejson Zeqiri me 22 pikë e pesë kërcime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Jericole Hellems me 22 pikë e pesë kërcime.
![]()
Ndeshja e parë në Gjakovë kishte përfunduar 80:71 për kuqezinjtë.
![]()
Bashkimi në finale do të përballet me Trepcën, që në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën, njofton FBK
![]()
Finalja zhvillohet më 12 shkurt në Prishtinë. /
Gazeta e Prizrenit