Milani në kaos

- Bota Sot

Milani në kaos

Milani nuk po kalon një periudhë të lumtur dhe fitorja e Superkupës duket se nuk ka shuar aspak dilemat që ekzistojnë rreth kësaj skuadre dhe shumë prej protagonistëve kuqezi.

Një emër shumë i diskutuar në pjesën e parë të sezonit është ai i kapitenit Teo Hernandez, për të cilin ka pasur ulje-ngrirje të mëdha, por edhe komente aspak pozitive nga tifozët.

Në këtë situatë, një nga klubet e tjera të Serisë A ka tentuar një lëvizje të bujshme duke bërë ofertë zyrtare për të blerë kartonin e tij në janar. “La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se Komo i Çesk Fabregas, i kishte ofruar Milanit 40 milionë euro për të blerë mbrojtësin francez.

Një ofertë e papritur, të cilën klubi ia ka prezantuar futbollistit.

Por bisedimet nuk kanë vazhduar më tej, pasi ka qenë futbollisti ai që ka bërë të qartë se nuk pëlqen si destinacion klubin e Komos, ambiciet e të cilit janë vetëm për të siguruar mbijetesën e për t’u rritur gradualisht, jo për të fituar trofe në një të ardhme të afërt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot