Neymar: Duket sikur po kthehem në kohë

- Bota Sot

Neymar: Duket sikur po kthehem në kohë

Neymar njoftoi rikthimin e tij te Santos.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai ka thënë se do të nënshkruajë kontratë me klubin që e ka rritur, duke u rikthyer në protagonist të futbollit brazilian pas më shumë se dhjetë vitesh.

"Djema, thuajse po kthehem pas në kohë. Jam këtu me miqtë dhe familjen. Më ndihmuan të shkruaj disa gjëra.

Thjesht mezi pres deri nesër. Familja dhe miqtë e mi tashmë e dinë vendimin tim. Do të nënshkruaj kontratën me Santos.

Dua të falënderoj tifozët nga e gjithë bota, të cilët kanë dëshiruar që ky moment të realizohet”.

“Kanë kaluar gati 12 vjet që kur jam larguar nga vendi më i famshëm në botë.

Dhe duket sikur dje. Ndjenja ime për klubin dhe tifozët nuk ka ndryshuar kurrë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot