Kushton 600 mijë euro

- Bota Sot

Kushton 600 mijë euro

Partizani është hedhur në “sulm” për një tjetër afrim në këtë merkato.

Të kuqtë kërkojnë një sulmues, i cili garanton gola, pasi afrimi i Blessing Eleke nuk jep siguri tek kryeqytetasit.

Kështu në skenë ka dalë Ousmane Sow, i cili aktualisht është pjesë e Lierse SK në ligën e dytë

Në Belgjikë. 24-vjeçari duket mjaft premtues, teksa roli i tij natyral në fushë është të luaj si “pukë”.

Po rjo vetëm kaq, për shkak se luan me këmbën e majtë mund të luajë edhe në krahët e sulmit, duke bërë që të jetë si një “xhol”.

Sow pritet të mbyllë aventurën e tij në Belgjikë dhe Partizani është një opsion real për të. Negociatat mes palëve kanë fillur dhe mbetet të shihet se çfarë do të  ndodhë në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se me skuadrën belge në këtë sezon ka luajtur në 20 ndeshje. Ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 8 asiste. Sipas “Transfermarkt” 24-vjeçari vlerësohet me 600 mijë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot