Situatë e aspak e zakontë te Milan, ku raportohet të ketë një krisje mes disa prej futbollistëve kryesor dhe trajnerit Sergio Conceicao.
Sipas Repubblica, Alvaro Morata,Theo Hernandez dhe Christian Pulisic janë ndër lojtarët që janë të pakënaqur me metodat e Conceicao-s.
Situata ka arritur në atë pikë saqë Morata ka vendosur të largohet nga klubi këto ditë të fundit të merkatos pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin portugez.
Sipas mediave italiane, Conceicao është shumë i rreptë me ekipin gjatë seancave stërvitore dhe takimeve teknike. Gjithashtu, trajneri portugez ka acaruar lojtarët fundjavën e shkuar kur u largua para kohe në ndeshjen ndaj Parma-s.
Në fund të ndeshjes pati një moment tensioni me Davide Calabria.
Disa nga lojtarët akuzojnë portugezin se ka prishur harmoninë brenda ekipit dhe janë të pakënaqur me mënyrën si i trajton. Situata është aq e nderë saqë raportohet se ka pasur debate me tone të larta mes Zlatan Ibrahimovic dhe disa futbollistëve “rebelë” që kanë dalë kundër trajnerit.