Studentët nga Beogradi arritën në këmbë në Novi Sad

- Bota Sot

Studentët nga Beogradi arritën në këmbë në Novi Sad

Mijëra studentë që u nisën pardje (enjte) në mëngjes nga Beogradi arritën mbrëmë vonë në Novi Sad, ku u pritën nga kolegët e tyre, por edhe nga shumë qytetarë të tjerë.

Siç raporton nova.rs, bulevardi Mihajlo Pupin, që çon në Urën e Varadinës, është plot me njerëz, pothuajse deri te ndërtesa e Banovinës.

Qytetarët kanë lënë një hapësirë të lirë që studentët të mund të kalojnë. Përmes kësaj rruge parakaluan edhe studentët e Universitetit të Novi Sadit, të cilët po i presin kolegët e tyre nga Beogradi.

Në mes të Urës së Varadinës, mbi një tapet të kuq, simbolikisht u takuan dy studentë nga Beogradi dhe Novi Sadi, duke shkëmbyer flamujt e dy universiteteve.

Studentët nga të dy qytetet po marshojnë së bashku drejt Stacionit të Trenit, ku do të nderojnë viktimat e shembjes së strehës më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur humbën jetën 15 persona.

Në krye të kolonës janë vendosur 15 kurora me emrat e të ndjerëve.

Ndryshe, kryeministri serb, Milosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje disa javë pas tragjedisë pas një presioni të madh të publikut. Megjithatë, studentët kërkojnë që përgjegjësitë të dalin para drejtësisë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot