Prishet magjia e Kristian Shpendit pas dëmtimit të kaluar

- Bota Sot

Prishet magjia e Kristian Shpendit pas dëmtimit të kaluar

Shumë është përfolur në këtë sezon Kristian Shpendi.

Pas një nisje sezoni në mënyrën më të mirë, emri i tij u përfol edhe për Italinë.

Madje ishte vetë futbollisti që i la derën hapur Italisë, megjithëse nga ana tjetër theksoi se nëse Shqipëria e ftonte e para, do të vishej kuqezi përfundimisht.

Por magjia e tij duket se është prishur tani. Pas një dëmtimi të kaluar ku humbi katër ndeshje, Shpendi e ka humbur ritmin e golave të shënuara. Në katër ndeshjet e zhvilluara deri tani pas asaj kohe,

Shpendi nuk ka shënuar asnjë gol, por ka dhënë një asist. Ndërkohë në humbjen e sotme të Cesenas ndaj Catanzaro në shifrat 4-2, Shpendi është përfshirë te lojtarët më të dobët të takimit..



Lexoni të gjitha në Bota Sot