Klubi shqiptar arrin marrëveshje me sulmuesin që dikur luante tek Leeds

- Bota Sot

Klubi shqiptar arrin marrëveshje me sulmuesin që dikur luante tek Leeds

Klubi shqiptar i Gostivarit ka zyrtarizuar lojtarin më të ri. Pjesë e skuadrës bëhet Lee Erwin.

Futbollisti është nga Skocia dhe bëhet lojtari i parë skocez që militon në 1MFL ose liga maqedonase.

Kurrë më parë, një sulmues nga vendi ishullor nuk kishte luajtur në Maqedoninë e Veriut, por mesa duket ka ardhur momenti që kjo tabu të thyhet.

Skocezi vjen te Gostivari me një eksperiencë të madhe mbi supe.

Golashënuesi gëzon 92 gola në akrrierë, një fakt që vlen shumë për ekipin shqiptar në Iliridë.

30 vjeçari ka laujtur për shumë klube në Britani. Ai vjen në ekipin shqiptar nga Helsinki i ligës finlandeze. Lee Erwin është aktivizuar edhe në moshat e kombëtares skoceze, si dhe ka gjetur golin këtë edicion me finlandezët në Conference League.

Gostivari ka goditur me sulmueisn e ri, i cili ka përvojë ndërkombëtare dhe në arenën e kompeticioneve europiane. Duket se lufta për titull e bluve do të ndihomet nga lojtari që majën e arriti me klubin e njohur Leeds në Angli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot