Espanyoli ka befasuar si vendas duke e mposhtur me rezultat 1:0 Real Madridin, në takimin e javës së 22-të të kampionatit spanjoll.
Befasi e madhe nga vendasit dhe Real Madridi doli kokulur megjithatë është lider në kampionat.
Futbollisti Romero shënoi në minutën e 49-të për fitoren e madhe.
Real kryeson me 49 pikë e ka një më shumë se Atletico Madrid në pozitën e dytë.
Espanyol është në vend të 17-të me 23 pikë të mbledhura.