Juventusi ka gati goditjen e fundit

- Bota Sot

Juventusi ka gati goditjen e fundit

Juventusi kërkon të shfrytëzojë në maksimum kohën e shkurtër që ka mbetur nga afati i përfundimit të merkatos dimërore.

Bardhezinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi.

Objektiv i tyre parësor për mbrojtjen ishte Kevin Danso i Lens, por atëherë kur pritej zyrtarizimi i marrëveshjes me klubin francez, ndodhi që negociatat u ndërprenë në minutën e fundit.

E gjendur në këto kushte, drejtuesit e “Zonjës” kanë nisur bisedimet intensive me Njukasëllin për Llojd Kellin. “Sky sport Italia” raporton se marrëveshja mes dy klubeve është shumë afër finalizimit.

26-vjeçari anglez luan në dy pozicione në mbrojtje, në qendër dhe në krah të majtë. Juventus kërkon huazimin e tij deri në fund të sezonit, me detyrim blerje për 15-18 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot