Indrit Tucit drejt transferimit te skuadra suedeze

- Bota Sot

Indrit Tucit drejt transferimit te skuadra suedeze

Skuadra sudedeze AIK po interesohet për të afruar Indrit Tucin.

Mediat vendase shkruajnë se ai është në listën e përforcimeve të klubit nga Stokholmi.

Kontaktet me “Sparta Prague” për Tucin kanë nisur prej kohësh dhe diskutimet janë te çmimi i kartonit, apo detaje të tjera finaciare.

Merkato në Suedi sapo është hapur dhe zgjat deri më 25 Mars. Indrit Tuci u transferua tek ekipi çek nga Lomomotiva Zagreb për 1 milionë Euro Janarin e 2024.

Sulmuesi 24-vjeçar është pjesë edhe Kombëtares ku është aktivizuar në 4 ndeshje në sezonin e fundit të Ligës së Kombeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot