Konseisao dhe Ibrahimoviç në bisedë të gjatë më lojtarët para derbit të Milanos

- Bota Sot

Konseisao dhe Ibrahimoviç në bisedë të gjatë më lojtarët para derbit të Milanos

Serhio Konseisao dhe Zlatan Ibrahimoviç kanë mbledhur të gjithë ekipin dhe kanë pasur një bisedë të gjatë para derbit me Inter-in.

“Gazzetta dello Sport” raporton se ideja e këtij takimi ishte për të ç’tensionuar situatën e ngarkuar të këtyre ditëve të fundit dhe për të motivuar lojtarët për derbin.

Portugezi iu ka bërë të qartë lojtarëve që ai nuk ka kërkuar që asnjë lojtar të largohej, Ibrahimovic nga ana tjetër ka thënë që vendimet për largimet e lojtarëve i merr klubi dhe jo trajneri.

Konseisao dhe Ibrahimoviç kanë qenë të dy në të njëjtën linjë duke iu bërë të ditur lojtarëve që duhet të mësohen me rregullat e reja që ka vendosur trajneri portugez, me oraret dhe zakonet e reja, me mënyrat e tij të stërvitjes etj.

Pasi të gjitha këto kanë qënë shkak i pakënaqësisë së lojtarëve dhe kanë sjellë tensione në skuadër. Pas këtij takimi, të gjithë kanë rënë dakord që reagimi duhet të vijë në fushë që në sfidën e sotme në derbi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot