Transferimi në Barcelonë ka qenë një “bekim” për Marash Kumbullën, i cili pas periudhës së errët që mkaloi në Romë ku edhe u dëmtua disa herë, ka rigjetur vazhdimësinë dhe është kthyer në një pikë e fortë për ekipin e Manolo Gonzales.
Shqiptari ka tërhequr vëmendjen e La Ligës ndërsa ditën e djeshme ka dhënë edhe një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”.
Keni mbërritur në Spanjë vetëm pak muaj më parë dhe sot po flasim për një sezon të suksesshëm. Cili është çelësi i këtij ambientimi të menjëhershëm?
Pa asnjë dyshim mund të them se pas gjithçkaje qëndron trajneri Manolo si dhe shokët e ekipit, të cilët më kanë ndihmuar të ambientohem.
Në vitin 2023 keni pasur një dëmtim të rëndë në gju, a ju ka ndryshuar si futbollist?
Po, një histori e tillë të ndryshon. Më ka përmirësuar pasi për ta lënë pas më është dashur që të punoj ditë pas dite. Nga ana psikologjike ishte shumë e vështirë pasi ishte një situatë e ndërlikuar.
Kishe nevojë për psikolog?
Po. Mendoj se është diçka normale. Të gjithë duhet që të punojmë në aspektin psikologjik.
Tani që keni lënë pas dëmtimin, jeni kthyer në një pjesë të rëndësishme të skuadrës. Kishe nevojë për një sezon që ky për të përjetuar emocione pozitive?
Po, për këtë motiv zgjodha të vija në Spanjë dhe të luaja për Espanjolin. Më duhej një sezon ku të luaja me vazhdimësi dhe të ndihesha përsëri futbollist.