Marash Kumbulla ka treguar lojë të mirë në fanellën e Espanyolit, në fitoren me rezultat 1:0 ndaj Real Madridit, në kuadër të kampionatit spanjoll.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Kumbulla, u paraqit titullar duke treguar formë të mirë.
Kumbulla u vlerësua me notë 7.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Portieri i Espanyolit, Joan Garcia, është lojtar i ndeshjes me notën 8.7.
Reali përkundër humbjes mban kreun e tabelës me 49 pikë e ka një më shumë se Atletico në pozitën e dytë.