Besa e Dobërdollit po përgatitet maksimalisht për pjesën e dytë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadra shqiptare në kuadër të përgatitjeve po zhvillon edhe ndeshje miqësyore, për të pa formën e secilit futbollist.
Besa triumfoi ndaj Pelisterit në ndeshjen miqësore që u luajt sot në stadiumin SRC “Biljanini Izvori” në Ohër.
Besa fitoi me rezultat 2:0 ndaj Pelisterit, me golat e Arsim Lamallarit dhe Admir Latifit.