Voska Sport nuk ndalet, sjellë talentin francez

- Bota Sot

Voska Sport nuk ndalet, sjellë talentin francez

Voska Sport stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e fundit në elitën e futbollit maqedonas, mirëpo me ritmin e përforcimeve që e kanë filluar drejtuesit e rinj, kjo skuadër deri në fund do të besoj tek mbijetesa.

Fillimisht kjo skuadër kishte emëruar për trajner strategun turk, Safet Isler, ndërsa më pas kishin ardhur edhe tre përforcimet e para, edhe atë jashtë kufijve të Maqedonisë.

Slloveni Filip Valencic, si dhe dy finlandezët Tuure Siira dhe Oiva Laaksonen, që në fillim të muajit janar vendosën në zezën mbi të bardhë me skuadrën nga qyteti i bukur i Ohrit, derisa një gjë të tillë siç informoi më herët “infOSport.mk”, do të bëjë edhe një tjetër futbollistë finlandez, edhe atë ish reprezentuesi, Petteri Forsell.

Burime të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Forsell do të arrijë që sonte në Ohër, ndërsa bashkë me të edhe talenti francez me origjinë marokene, Jahid Taouri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot