Autoritetet e Greqisë kanë dërguar forca speciale, ekipe shpëtimi, tenda dhe dronë në ishullin e Santorinit pasi në zonë u regjistruan qindra lëkundje sizmike.
Mes frikës për një tërmet më të madh që mund të shkaktonte një cunami, njerëzit u këshilluan të shmangin vijën bregdetare dhe ndërtesat e braktisura, të zbrazin pishinat dhe të përmbahen nga grumbullimi i një numri të madh në hapësira të mbyllura.
Ministria e Mbrojtjes Civile njoftoi se shkollat do të mbyllen të hënën, si masë paraprake.
“Asgjë nuk mund të përjashtohet,” tha Kostas Papazachos, një profesor i gjeofizikës në Universitetin Aristotele të Selanikut, raportojnë mediat vendase.
“Dhe kjo është arsyeja pse po merren masa paraprake, pikërisht për të kufizuar ndikimin e një tërmeti më të fortë.
Të dielën masa të ngjashme u morën në Amorgos dhe ishujt e afërt të Ios dhe Anafi, ekipet e shpëtimit në Santorini ngritën tenda në zona të larta në fusha basketbolli dhe në parkingje makinash.