Egnatia ditën e nesërme do të luajë ndaj Bylisit, takim i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Duel ky që sigurisht ka vlerësimin maksimal të kampionëve.
Por përveç kësaj, rrogozhinasit kanë mendjen e te sfida e radhës në kampionat.
Në kuaadër të javës së 24-të do të luajnë në transfertë ndaj Elbasanit.
Një ndeshje e veshtirë, e cila është parashikuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 17:00.
Për ëktë sfidë Edlir Tetova do të ketë mungesa të rëndësishme. Nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Abdurraman Fangajt. Ky i fundit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj verdhebluve do të jetë i pezulluar.