Thyen një rekord historik

- Bota Sot

Thyen një rekord historik

Sipas të dhënave të “Opta”, Lamine Jamal ka thyer një rekord historik të Lionel Mesit në La Liga.

Ylli i ri katalanas e përfundoi ndeshjen ndaj Alavés me 11 driblime të suksesshme nga 21 të tentuara, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Messit, i cili kishte realizuar 10 driblime nga 20 tentime në një ndeshje ndaj Mallorca, në vitin 2007.

Pas kësaj super paraqitjeje, Lamine Jamal e forcoi edhe më shumë pozitën e tij si dribluesi më i mirë në La Liga këtë sezon, duke regjistruar 73 driblime të suksesshme.

Ai kryeson listën përpara Dodi Lukébakio të Sevilja (64 driblime) dhe Kilian Mbape të Real Madridit (46 driblime).

Me performanca të tilla, Lamine Jamal vazhdon të tregojë se është një nga talentet më të mëdhenj në futbollin europian dhe një aset i çmuar për të ardhmen e Barcelonës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot