Inzaghi ka dilemën e madhe mes Asllani - Calhanoglu

- Bota Sot

Inzaghi ka dilemën e madhe mes Asllani - Calhanoglu

Ndeshja e mbetur pezull mes Fiorentinës dhe Interit do të zhvillohet të enjten në orën 20:45.

Kjo përballje do të fillojë në minutën e 17, për të luajtur pjesën e mbetur të takimit.

Të dy ekipeve iu lejohet që të ndërrojnë lojtarët dhe jo detyrimisht të vazhdojnë me formacionin e përdorur kur ka nisur ky takim më herët.

Megjithatë ajo që i ndalohet të dy skuadrave, është përdorimi i lojtarëve të ardhur së fundmi në merkato.

Pra heroi i derbit, Nicola Zaleëski, nuk mund të luajë kundër Fiorentinës. Ndërkohë sipas mediave italiane, dyshimi i madh i Inzaghit do të jetë Asllani-Calhanoglu.

Calhanoglu nuk ndodhet në një formë të mirë pas dëmtimit dhe në derbin me Milanin ishte prej më të dobëtve në fushë.

Nga ana tjetër Asllani ndodhet në një moral të lartë pas disa ndeshjeve të luajtura si titullar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot