Alphonso Davies do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka injoruar interesimin e fortë të Real Madrid dhe ka vendosur që të rinovojë kontratën me bavarezët.
Davies do të jetë tashmë pjesë e Bayern Munich deri në vitin 2030.
Një bashkëpunim që zgjatet me dëshirën e të dy palëve, me kanadezin i cili mesa duket ka zgjedhur me zemër të ardhmen e tij.
Kujtojmë se Bayerni e bleu 24 vjeçarit në vitin 2019 nga amerikanët e Vancouver. Asokohe, bavarezët shpenzuan vetëm 14 milionë euro për Davies, i cili tashmë është një lider dhe protagonist absolut me rekordmenët gjermanë.