Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Besiktas po luan në shtëpi përballë Kirklarelispor.
Sfida e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Turqisë, është momentalisht 1:0.
Ishte pikërisht ylli i Kombëtares shqiptare ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide, të paktën deri në këtë moment. Muçi mori “zvarrë” një nga mbrojtësit kundërshtarë, e më pas goditi me shumë klas.
Topi i goditur nga shqiptari shkoi në cepin ku portieri nuk mund të bënte asgjë.
Një gol mjaft i bukur nga sulmuesi shqiptar, që vazhdon të tregojë potencialin e tij në shtetin turk.