Orë traumatike në Suedi

- Bota Sot

Orë traumatike në Suedi

Në orën 12:33 të martën (04.02.) mbërriti telefonata e emergjencës në policinë suedeze. Në një kampus shkollor në qytetin Örebro, Suediqëllohet. Pastaj pati orë të tëra që ishte e paqartë, se çfarë po ndodhte. Njerëzit u bllokuan në panik në vendin e krimit si dhe përreth nga frika për jetën.

Një baba sapo kishte çuar vajzën në shkollë

"Ne dëgjuam të shtënat, por pastaj asgjë më”, rrëfeu 21-vjeçari Matte për gazetën suedeze Aftonbladet. "Mësuesit na thanë të mbyllnim dyert dhe më pas vendosëm xhaketën time mbi dyer në mënyrë që autori të mos shihte brenda. Ishte mjaft stresuese. Kjo është e vetmja gjë që mbaj mend."

Policia në fillim nuk e dinte, nëse bëhet fjalë për një apo disa autorë të krimit, apo nëse ka të dyshuar në afërsi. Shumë shkolla në afërsi mbyllen. Njerëzit në dyqane fshihen. "Më pas erdhi policia dhe më tha të shtrihesha në tokë”, thotë Magnus Håkansson, që ishte duke udhëtuar në atë zonë. "Pashë shumë gjak, shumë gjak. Në fillim nuk pashë gjë, por kur dola pashë një të vdekur të shtrirë pranë derës".

Kurse Johannes Sjöberg sapo kishte çuar vajzën në shkollë me automjet, kur pa një sërë makinash të policisë që po i vinin përballë. Nga një shok i vajzës mësoi, se çkishte ndodhur dhe u kthye menjëherë. Me vajzën ai komunikoi për orë të tëra me SMS. Pastaj erdhi lajmi. Ajo është në siguri. "Ajo ka parë gjak dhe tmerr aty brenda. Shumë nxënës reaguan me panik", tregon Johannes. "Një përvojë e tmerrshme."

11 viktima, mes tyre edhe autori i dyshuar

Në orët e mbrëmjes u bë e qartë: 11 viktima pas të shtënave në shkollë. Një nga të vdekurit është autori i dyshuar, u shpreh shefi i policisë së Örebro, Roberto Eid Forest. Sipas të dhënave fillestare, autori i krimit nuk ka lidhje me bandat kriminale. Policia gjithashtu nuk dyshon për motiv terrorist. "Autori i dyshuar nuk ishte i njohur më parë për ne, supozojmë se ishte një autor i vetëm,” tha Eid Forest. "Por jemi ende në fillim të hetimeve”. isa media suedeze raportuan, se personi i veshur me të zeza në fund e drejtoi armën tek vetja.

Suedia është në zi. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen. Kryeministri suedez, Ulr Kristersson bëri fjalë për një errësirë që po shtrihet mbi vend. "Ajo që nuk duhet të ndodhë ka ndodhur tani në Suedi. (...) Kemi parë dhunë brutale vdekjeprurëse kundër njerëzve të pafajshëm. Këto janë të shtënat më të këqija në historinë suedeze. Ne e dimë se shumë njerëz në Örebro janë thellësisht të dëshpëruar. Shumë fëmijë janë të frikësuar dhe të shqetësuar.” Mbreti Karl XVI. Gustaf shprehet: Ai është thellësisht i pikëlluar, shkruan ai, dhe mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre. Jo vetëm Örebro, por e gjithë Suedia është në shok pas krimit./DW



Lexoni të gjitha në Bota Sot