Një aksion i Njësisë së Antidrogës i zhvilluar të martën nnë Prizren, rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për drogë dhe sekuestrimin e një sasi të marihuanës dhe kokainës. Të dyshuarit ka përfunduar në ndalim, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, aksioni është kryer në disa lokacione, pasi fillimisht Policia ka kapur disa persona me një sasi të drogës ne autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia me këtë rast ka gjetur një sasi të marihuanës, kokainës dhe ekstazi.
Për pasojë janë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë vëllezër, bastisje është kryer edhe në shtëpinë e këtyre të fundit, në fshatin Gllarevë të Klinës.
Përveç drogës, janë sekuestruar edhe telefona, para të gatshme, një veturë, dokumente të ndryshme.
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje lidhur me rastin, nën dyshimet për shitblerje dhe shpërndarje të drogës.