Arrestohet një i dyshuar që komprometoi mbi 300 mijë kartela në një banke të një shteti të BE-së

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohet një i dyshuar që komprometoi mbi 300 mijë kartela në një banke të një shteti të BE-së

Policia në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe autoritetet e një shteti të BE-së, kanë arrestuar një person të dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së.

Sipas njoftimit nga policia, ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

I dyshuari dyshohet se i ka postuar për t’i shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme.

Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme.

“Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar dhe profesionalizmi i lartë i Policisë së Kosovës kanë qenë kyç në këtë operacion. Me vendim të Prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme. Hetime tjera janë në proces në bashkërendim me autoritetet për të zbardhur plotësisht rastin. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike edhe në nivel të avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e sigurisë publike”, thotë më tej policia.

Operacioni u zhvillua në Prishtinë dhe Ferizaj./KK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit