Lëvizja Vetëvendosje, sonte mbajti tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet parlamentare, në Prizren.
Lideri Albin Kurti, tha para anëtarëve dhe simpatizantëve në sheshin Shatërvan, se në katër vitet e qeverisjes së deritanishme, janë bërë arritje duke rritur dukshëm buxhetin dhe mundësuar ngritjen e numrit të të punësuarve, zvogëlimin e varfërisë si dhe shtrimin e sovranitetit anëkënd Kosovës.
“Në mandatin e ardhshëm synojmë që në fillim të rrisim pagën minimale në 500 euro, si dhe të krijojmë lehtësira të shumta për shtimin e prodhimtarisë dhe fuqizimin e sektorit privat”, tha ai.
Para të pranishmëve u prezantuan kandidatët për deputet nga lista e LVV nga rajoni i Prizrenit. Me këtë rast iu bë thirrje qytetarëve për dalje masive në zgjedhjet e së dielës dhe mbështetje të numrit 118 – LVV.