Talenti kuqezi i Premier League rreth zgjedhjes së Kombëtares

- Bota Sot

Talenti kuqezi i Premier League rreth zgjedhjes së Kombëtares

Brajan Gruda u transferua tek Brighton në Premier League.

Talenti shqiptar ka folur në podcasting e klubit anglez, pasi iu bashkua si një përforcim me vlerë.

20 vjeçari foli për prejardhjen e tij si dhe zbuloi mesazhet nga tifozët shqiptarë.

Duket qartë afeksionimi i tyre për Grudën, të cilin e thërrasin t’i bashkohet Kombëtares.

Mbetet për të parë se çfarrë zgjedhjeje do të bëjë Brajani tani që aktivizohet në ligën më elitare të planetit.

“Mbiemri im është shumë i vjetër. Është i njohur në Veri të Shqipërisë.

Tifozët shqiptarë duan që unë të luajë për Shqipërinë. Më dërgojnë mesazhe. Nuk e kam vendosur ende”, u shpreh Gruda që la Mainzin dhe Bundesligan këtë merkato.



Lexoni të gjitha në Bota Sot