Dukagjini transferon portierin

- Bota Sot

Dukagjini transferon portierin

KF Dukagjini ka njoftuar se ka transferuar portierin 23-vjeçar, Cyrus Margono.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Margono i bashkohet Dukagjinit pas një periudhe të kaluar në Greqi te Panathinaikos B, ku ishte aktivizuar në 17 ndeshje.

“Gardiani” indonezian ka luajtur edhe për ekipet universitare në SHBA: Denver Pioneers dhe UK Wildcats.



Lexoni të gjitha në Bota Sot