Prishtina dhe Suhareka i ndajnë pikët në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina ka barazuar me rezultat 2:2 me Suharekën.
Ndeshje me kthesa në rezultat, 1:0, 1:2 dhe 2:2.
Prishtina realizoi në minutën e 38-të përmes futbollistit Kryeziut.
Mysafirët barazuan në minutën e 44-të me autogolin e Ardian Limanit.
Zeka në minutën e 57-të shënoi për Suharekën.
Në minutën e 80-të, Leotrim Kryeziu shpëton nga humbja Prishtinën.
Prishtina është në vend të katërt me 28 pikë e ka dy më shumë se Suhareka në të pestin.