Reali barazon me Atleticon, mbetet lider në Spanjë

- Bota Sot

Reali barazon me Atleticon, mbetet lider në Spanjë

Kampioni i Spanjës, Real Madridi, ka barazuar me rezultat 1:1 me Atletico Madridin, në derbin e madh që u luajt në stadiumin "Santiago Bernabeu".

Atletico edhe një herë ka dëshmuar se është një "mace e zezë" për Realin.

Lojë e fortë e më pak gola.

Atletico e para kaloi në epërsi duke iu falënderuar golit nga penalltia të futbollistit Alvarez që shënoi në minutën e 35-të.

Me fillimin e pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 50-të, Kylian Mbappe e ka barazuar rezultatin 1:1.

Reali vazhdon kryesimin me 50 pikë pas javës së 23-të, duke lënë pas Atleticon me 49 e Barcelonën (një ndeshje më pak) me 45 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot