Felix: Dua të jap gjithçka për Milanin, Kaka është idhulli im

- Bota Sot

Felix: Dua të jap gjithçka për Milanin, Kaka është idhulli im

Portugezi Joao Felix, i cili pak ditë më parë iu bashkua Milanit në formë huazimi nga Chelsea, në një intervistë për faqen zyrtare të skuadrës ‘Rossonere’, ka thënë së do të jep më të mirë në fanellën e milanistëve.

Sulmuesi portugez theksoi përkushtimin dhe dëshirën për t’i bërë të lumtur tifozët kuqezinj.

“U përpoqa shumë për të ardhur këtu. Dua të jap gjithçka që kam për këtë klub dhe t’i bëj tifozët të lumtur”, tha Felix.

Ai është i lumtur që po punon me trajnerin Conceiçao. Felix thotë se braziliani Kaka është idhulli i tij.

 “Conceiçao? E njoh tashmë, fitorja është thelbësore për të. Kaka ka qenë gjithmonë idhulli im, e kam parë veten tek ai dhe mundohem ta imitoj”, ka pohuar Felix.



Lexoni të gjitha në Bota Sot