Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të fillojë numërimin e votave për deputetë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, ka thënë ai.