Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha, ka shprehur shqetësim për problemet e qëllimshme që u shfaqën në webfaqen e KQZ-së gjatë numërimit të votave. Madje ai ka akuzuar partinë në pushtet për ndërhyrje në proces.
”Problemet e qëllimshme që u shfaqën në webfaqen e KQZ-së, gjatë numërimit të votave si edhe mospërputhja e votave me të dhënat që i kemi nga vëzhguesit dhe komisionerët, e vën në pikëpytje gjithë precesin zgjedhor si dhe shton dyshimet e arsyeshme për ndërhyrje në këtë proqesë demokratik nga regjimi në ikje”, ka shkruar Zafa.
Berisha gjithashtu theksoi se kompania që ka fituar tenderin për infrastrukturën digjitale është e lidhur me regjimin dhe ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë së shtetit.
”Dyshimet shtohen kur kuptohet se kompania që e ka fitu tenderin për pregaditën infrostrukturës digjitale për numërimin e votave nëpër komuna, është e afërt me regjimin, natyrishtë se prokuroria e shtetit duhet të veproj”, ka shtuar ai./Indeksonline