Barça e trajnerit Flick e synon “qiellin”

- Bota Sot

Barça e trajnerit Flick e synon “qiellin”

Për momentin, Barcelona e trajnerit Hansi Flick është e papërmbajtshme, një “specie në vete” kur bëhet fjalë për të shkuar tek goli.

Skuadra “Blaugrana” e versionit 2024/25 i afrohet gjithnjë e më shumë rekordit të regjistruar nga ekipi legjendar i sezonit 2014/15 i versionit Messi-Suarez-Neymar: ai i numrit të ndeshjeve zyrtare me 5 apo më shumë gola të shënuar, shkruan “Gazeta Expres”.

Në mes të sezonit, klubi katalunas fitoi 11 herë duke i shënuar 5 apo më shumë gola: Valladolid (7-0), Villarreal (1-5), Young Boys (5-0), Sevilla (5-1), Crvena Zvezda (2-5), Mallorca (1-5), Real Madrid (2-5), Real Betis (5-1), Benfica (4-5) e Valencia dy herë (7-1 e 5-0).

Tash është veç dy ndeshje larg rekordit paraprak, pasi Barça me “MSN” në sezonin 2014-15 i kishte shënuar plot 13 herë nga 5 apo më shumë gola në ndeshje zyrtare.

Falë formës së jashtëzakonshme, Barça iu afrua në vetëm dy pikë liderit të La Ligas, Real Madrid dhe do të mundohet deri në fund që ta fitojë titullin e kampionit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot