La Liga denoncon Real Madridin

- Bota Sot

La Liga denoncon Real Madridin

Sipas asaj që raporton “El Partidazo de Cope”, La Liga ka paraqitur një padi pranë Komitetit të Disiplinës së Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit.

Kundërshtimi është për letrën që Real Madridi dërgoi pas ndeshjes kundër Espanyolit, ku kritikonte arbitrimin, veçanërisht për mosdënimin me karton të kuq të Romeros, pas një ndërhyrjeje ndaj Mbappé, duke vënë kështu në dyshim integritetin e garës.

Pasi të merret në dorëzim padia e La Liga-s, do t’i kërkohen Real Madridit shpjegime dhe do të nisë proces hetimi. Nëse hapet një procedurë disiplinore, kjo mund të përfundojë me sanksion për klubin madrilen.

Ndërkohë, në intervistën e dhënë për prestigjozen gjermane “Süddeutsche Zeitung”, numri një i La Liga-s ka dhënë të tjera deklarata, të cilat janë të destinuara që të bëjnë bujë. Sipas tij, mënyra se si po i shpërndan premiot UEFA për Champions League dhe Botërorin e Klubeve ndihmon vetëm në zmadhimin e diferencës mes një grupi të vogël klubesh dhe pjesës tjetër:

“Me fjalë të tjera ne po krijojmë një oligarki klubesh. Diferenca mes një grupi skuadrash dhe të tjerave po bëhet edhe më e madhe.

Nëse do të vazhdohet kështu, atëherë të gjitha ligat europiane do të dominohen prej pak skuadrash, të cilat do të pasurohen edhe më shumë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot