Tirana do e presë Skënderbeun në “Elbasan Arena”.
Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Superiores do të luhet të dielën në orën 16:30.
“Panorama Sport” mëson se të dyja klubet kanë rënë dakord për zhvillimin e ndeshjes në Elbasan. Kështu bardheblutë rikthehen sërish atje, pasi kishin pritur përballjen me Elbasanin në “Niko Dovana”.
Ky duel për mbijetesën është mjaft delikat. Aktualisht Skënderbeu mban vendin e fundit me 3 pikë më tepër se Tirana e parafundit.