Tirana dhe Skënderbeu do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Edhe pse bardheblutë janë pritës, ata përsëri nuk do të luajnë në kryeqytet, pasi janë pas stadium.
Mësohet se “shtëpia” e bardhebluve në këtë sfidë do të jetë stadiumi “Elbasan Arena”.
Pikërisht në Elbasan, Tirana do të presë Skënderbeun, për t’u përballur “kokë më kokë” për pikë jetike.
Kujtojmë që ky duel do të luhet të dielën e 16 shkurtit, duke nisur nga ora 16:30. Tirana me 23 pikë mban vendin e parafundit, ndërsa Skënderbeu në të fundit me 20 pikë.