Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, synon që të sigurojë ekzistencën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
“Hristijan Dragarski është një lojtar i ri i skuadrës së Voskës.
Skuadra që renditet në fund të tabelës, e ka për detyrë të shpëtojë nga më e keqja në pranverë dhe në këtë drejtim është edhe përforcimi Dragarski.
Ish - futbollisti Maqedonisë për të rinjtë, është një nga disa emra të rinj që skuadra e Ohrit ka sjellë ditët e fundit për të qenë sa më konkurrues në pranverë.
Ata kanë një detyrë të vështirë përpara, kanë shumë pikë për të fituar dhe nëse do tia dalin, mbetet për tu parë”, ka shkruar mediumi maqedonas “Sportsport”.