Lojtari nga Kosova, nënshkrimi më i shtrenjtë në Rumani

- Bota Sot

Lojtari nga Kosova, nënshkrimi më i shtrenjtë në Rumani

Lindon Emërllahu është transferimi më i shtrenjtë i afatit kalimtar në Rumani, njofton të martën sajti rumun “digisport.ro”.

Sajti rumun ka zbuluar listën e “top-10” transferimet më të shtrenjta të realizuara nga klubet rumune. Kësaj liste i prin Emërllahu.  

Mesfushori i Kosovës, u transferua nga Ballkani, për dëmshpërblim prej 700 mijë euro, 200 mijë më shtrenjtë se Denil Maldonado, Alexandru Stoian dhe Ionut Cercel.

Emërllahu të martën edhe zyrtarisht u bë lojtar i Clujit rumun. Ai u prezantua duke vënë qershinë mbi tortë, duke dëshmuar pritjet e mëdha të rumunëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot