Kapitenja e kombëtares së Kosovës, Erëleta Memeti, feston me ekipin e saj, Hoffenheimi.
Memeti ka treguar lojë të shkëlqyshme duke shënuar në fitoren e Hoffenheimit, me rezultat 1:0 ndaj Wolfsburgut.
Skuadra e Wolfsburgut e ka fituar rregullisht Kupën e Gjermanisë për futbolliste që nga viti 2015.
Megjithatë kjo seri përfundon këtë edicion.
Autore e golit është Memeti në minutën e 52-të, duke e kualifikuar skuadrën e saj në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.