Derbi i fundit në “Goodison Park” mbyllet me “luftë”

- Bota Sot

Derbi i fundit në “Goodison Park” mbyllet me “luftë”

Një përleshje e tillë kishte kohë që nuk ishte parë në Premier League.

Everton barazoi në minutën e fundit në derbin kundër Liverpulit, sfidë që ishte shtyrë për shkak të motit të keq dhe kur ndeshja përfundoi në fushë gjithçka ndodhi.

Në një klimë me tension të lartë, shkëndija ndizet kur Curtis Jones i Liverpulit dhe Abdoulaye Doucouré, të dy të ndëshkuar me karton të verdhë, përplasen me njëri-tjetrin dhe prej andej i gjithë ferri shpërthen: dy lojtarët përjashtohen, por të gjithë të tjerët  zhyten në përleshje, duke përfshirë anëtarët e dy stolave dhe bëhet shumë e vështirë për punonjësit e sigurisë që të rivendosin rregullin.

Gjyqtari Michael Oliver në fund të ndeshjes i ka treguar kartonin e kuq edhe trajnerit të Reds, Arne Slot, i cili kishte shkuar ti thoshte diçka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot