Tirana me një "këmbë" drejt Kategorisë së Parë

- Bota Sot

Tirana me një "këmbë" drejt Kategorisë së Parë

Tirana fatkeqësisht është një nga skuadrat që rrezikon të zbresë në Kategorinë e Parë në fund të këtij sezoni.

Aktualisht bardheblutë kanë 3 pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të fundit në klasifikim dhe seriozisht rrezikojnë mbijetesën.

Padiksutim që ky sezon për kryeqytetasit është i dështuar, teksa vetëm qëndrimi mes më të mirave mund të ngushëllojë drejtuesit. Vetëm 3 fitore në këtë sezon në 24 ndeshje të zhvilluara janë shumë pak për një ekip me histori dhe me pretendime.

Por në këtë sezon përveç paraqitjes jo të mirë të skuadrës, bie në sy edhe ulja ndjeshëm e shpenzimeve nga ana e drejtuesve. Këot të fundit në muaj shpenzojnë 73 mijë euro për paga të skuadrës, një shumë relativisht e ulët nëse do ta krahasojmë me një vit më parë, ku shpenzimet në muaj kapnin shifrën e 150 mijë eurove.

Largimet e shumta në skuadër dhe afrimet e jo emrave “big” duket një lëvizje e “dështuar” nga bardheblutë, të cilët vendosën t’u besojnë afrimeve të reja. Nga sezoni i kaluar kanë mbetur vetëm pak lojtarë, si Mici, Përgjoni, Haxhiu, Selmani dhe ndonjë lojtar i akademisë.

Boshti i skuadrës është prishur dhe afrimet e bëra në merkaton e verës dhe atë të janarit nuk ia kanë dalë dot të sigurojnë rezultatet e pretenduara nga drejtuesit. Tashmë janë edhe 11 ndeshje drejt fundit të kampionatit dhe për Tiranën çdo sfidë do të jetë një finale, në misionin për të qëndruar mes më të mirëve në Superiroe dhe për të shmangur një tjetër dramë në këto vitet e fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot