Ja cili kandidat i PDK-së nga Prizreni shkon deputet, renditja sipas votave

- Gazeta e Prizrenit

Ja cili kandidat i PDK-së nga Prizreni shkon deputet, renditja sipas votave

Pos Nait Hasanit, duket se nga PDK e Prizrenit nuk do të ketë deputetë të tjerë në Parlamentin e Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas një liste të publikuar për kandidatët  nga procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilin e publikoi DrenicaOnline, ku thuhet se janë rezultatet e plota deri më tani për kandidatët e PDK-së në nivel qendror, del se të tjerët janë ranguar, shumë më poshtë numrit 25 aq sa pritet të ketë deputet PDK.

Më së shumti vota ka marrë nga lista e Prizrenit mori, Nait Hasani, që është ranguar në vendin e 19 me 11.394 vota, percjell Gazeta e Prizrenit.

I dyti është Kujtim Gashi, në vendin e 49 me 5.940 vota

Pastaj vjen Patriot Krasniqi 3590, Fetah Pacarizi me 3.216, Faruk Bojaxhi, Gresë Baraliu, Antigona Bytyqi ...

Raporti në përpunim ... / Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit