Sacchi: Nëse më telefonon Galliani, jam i gatshëm

- Bota Sot

Sacchi: Nëse më telefonon Galliani, jam i gatshëm

Pas 24 vitesh nga aventura e fundit si trajner te Parma, Arrigo Sacchi duket se po mendon seriozisht rikthimin në stolin e një skuadre, pavarësisht se tashmë është 78 vjeç

. “Po mendoj të rikthehem si trajner, në Itali ose jashtë vendit, – deklaroi ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares italiane për Adnkronos.

– Oferta? Kam shumë, por nëse do të kthehem të trajnoj në Itali, nuk e di. E dua shumë këtë vend, por kam një të metë: e them gjithmonë atë që mendoj dhe ndonjëherë më duhet të shpreh atë që mendoj për ne. Prandaj përpiqem ta shmang këtë situatë. Kam pasur oferta nga Brazili, Argjentina, Spanja dhe vende të tjera”.

Një deklaratë që tronditi botën e futbollit, por që vetë Sacchi e sqaroi menjëherë pas saj: “Në moshën 78-vjeçare, si mund të mendoj të kthehem në pankinë? Nuk jam i çmendur. Ishte një keqkuptim. Thjesht i dërgova një mesazh Gallianit, ku i thashë që nëse kishte nevojë te Monza, do të isha i gatshëm. Por sigurisht, jo si trajner. Jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua”.

Aventura e fundit e Sacchit si trajner daton në vitin 2001. Më 1999, ai kishte njoftuar tashmë tërheqjen e tij pas shkarkimit nga Atlético Madrid, por dy vite më vonë pranoi pankinën e Parmës. Megjithatë, qëndrimi i tij zgjati vetëm disa javë, deri në fund të janarit, kur dha dorëheqjen për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga stresi i madh gjatë ndeshjeve.

Në vitet më të fundit, ai ka shërbyer si koordinator teknik i ekipeve të moshave të Italisë, nga U-16 deri te U-21, një detyrë që e mbajti nga 4 gushti 2010 deri më 30 korrik 2014.

Emri i Arrigo Sacchit është i lidhur kryesisht me Milanin, ku u emërua trajner në vitin 1987, me dëshirën e Silvio Berlusconit. Me një qasje revolucionare sulmuese, ai ndryshoi futbollin italian dhe fitoi:

1 Titull (1987/88)
1 Superkupë të Italisë (1989)
2 Kupa të Kampionëve (1988/89, 1989/90)
2 Kupa Interkontinentale (1989, 1990)
2 Superkupa Europiane (1989, 1990)

Si trajner i kombëtares italiane, ai arriti në finalen e Botërorit “USA 1994”, ku u mposht nga Brazili pas gjuajtjeve të penalltive.

Lajmet e fundit

Futboll bota •

2 minuta më parë

Sacchi: Nëse më telefonon Galliani, jam i gatshëm. Rikthimi im në pankinë? I pamundurManchester United •

23 minuta më parë

Në Turqi konfirmojnë marrëveshjen: Osimhen sulmuesi i ri i Manchester United, ja detajetLiverpool •

42 minuta më parë

Slot: Po punojmë me lojtarët që të përballojnë presionin, tani bëhet gjithnjë e më e vështirëTenis •

55 minuta më parë

Tenistët shpërthejnë kundër WADA: Të frikësuar nga rregullat, kemi frikë të pimë ujë dy herë nga e njëjta gotëFormula 1 •

1 orë më parë

Norris mesazh Verstappen: Sfidë bërrylash, nuk do ta lejoj të më parakalojë në pistëFutboll bota •

1 orë më parë

Kartoni i kuq për Bellingham, arbitri kërcënohet me vd*kje në rrjetet sociale



Lexoni të gjitha në Bota Sot