Fikayo Tomori, mbrojtësi i Milanit, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp për të prezantuar ndeshjen ndaj Feyenoordit, e vlefshme për kthimin e “play off”-it të Ligës së Kampionëve.
Pse Milani mund të kualifikohet sot?
Duhet të hyjmë në fushë me qëndrimin e duhur dhe dëshirën për të fituar, si gjithmonë. E dimë që në ndeshjen e parë nuk luajtëm si donim, por tani e dimë mirë çfarë duhet të bëjmë: të fitojmë me dy gola diferencë. Jemi gati dhe të karikuar për të fituar.
Sa e rëndësishme është të mos pësoni gol në kthim?
Ne si skuadër dhe si mbrojtës futemi në çdo ndeshje me objektivin për të mos pësuar gol, tashmë jemi në disavantazh prej një goli. E dimë mirë cilësinë që kemi, por nëse pësojmë një gol, nuk duhet të humbasim përqendrimin dhe të besojmë në atë që po bëjmë. Në fund e dimë që duhet dhe duam të fitojmë, kështu që duhet të jemi të fokusuar për të arritur atë që duam.
Flasim shpesh, ka sjellë qetësi dhe përvojë. Jemi të lumtur që e kemi me ne. Të gjithë e dëgjojnë. A është si Ibra? Jo, jo, si ai jo (qesh). Është pak ndryshe. Ende po rritet në këtë skuadër.
Çfarë vështirësish patët në Rotterdam dhe çfarë keni analizuar?
Pas ndeshjes kemi folur mes veti, por nuk e kemi parë videon e saj, sepse kishim ndeshjen me Veronën. Sulmuesit e tyre bënë një ndeshje të mirë, ishin agresivë në duele dhe të rrezikshëm me topin. Duhet të shohim çfarë mund të përmirësojmë. Gjëja më e rëndësishme për mua është të fokusohemi në atë që duhet të bëjmë më mirë.
Te Milani ndihem si në shtëpi dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Çdo merkato ka klube të interesuara. Unë isha dhe jam i fokusuar te Milani. Nuk kam pasur dëshirë të largohesha. Derisa më duan këtu, do të qëndroj këtu.
A mund ta mbështesë skuadra një formacion me 4 sulmues?
Trajneri gjithmonë thotë se, pavarësisht nëse luajmë me 3, 4 apo 5 sulmues, objektivi është gjithmonë i njëjtë: të fitojmë. Për ta bërë këtë, duhet të vraposh dhe të luftosh, të bësh gjithçka për të fituar. Ne dalim në fushë dhe lojtarët titullarë luajnë për ta fituar ndeshjen. Nëse kemi 3, 4, 7 apo 10 përpara, është vetëm për të fituar.