Flamurtari fiton Superkupën, likuidon Tiranën në “Asllan Rusi”

- Bota Sot

Flamurtari fiton Superkupën, likuidon Tiranën në “Asllan Rusi”

Flamurtari është ftues i Superkupës së Shqipërisë në futbollin e sallës për vitin 2025. Vlonjatët mposhtën Tiranën me rezultatin 5-3 në finalen e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke bërë të tyrin trofeun.

Suksesi i Flamurtarit erdhi falë tripletës nga Xhordan Kapaj dhe golave të Shehajt e Qopekajt, ndërsa për Tiranën shënuan Prendi dy herë dhe Kosova. Ndonëse ishte e luftuar deri në sekondën e fundit. Pjesa e parë foli për vlonjatët, që shënuan dy herë me Kapajn.

Fraksioni i dytë nisi sërish mirë për Flamurtarin dhe Kapaj realizoi golin e tretë. Pavarësisht disavantazhit, bardheblutë reaguan dhe shënuan me Prendin e Kosovën. Megjithatë, Flamurtari gjeti sërish rrugën e rrjetës me golin e Shehajt.

Triumfin e vlonjatëve e vulosi Qopekaj, i cili shënoi golin e pestë. Në fund, ndeshja u mbyll me fitoren e Flamurtarit 5-3. Pas përfundimit të takimit, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të trofeut, organizuar nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF.

Legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i dorëzoi trofeun e Superkupës skuadrës vlonjate.



Lexoni të gjitha në Bota Sot