Federata spanjolle po e heton gjyqtarin Munuera

- Bota Sot

Federata spanjolle po e heton gjyqtarin Munuera

Komiteti i Pajtueshmërisë të Federatës së Futbollit së Spanjës ka nisur një hetim formal për aktivitetet jashtë sportive të Jose Manuel Munuera Montero, gjyqtar i La Ligas.

Veçanërisht, RFEF po heton nëse këto aktivitete të këtij gjyqtari bien ndeshje me pikën 9.1 të Kodit Rregullativ të kësaj federate, e cila thotë: “personi i cili preket nga ky rregull, kanë konflikt interesi, i cili mund të ndikojë në përmbushjen e obligimeve profesionale”.

Munuera Montero, i cili e referoi ndeshjes mes Osasunas dhe Real Madridit të shtunën, e ka themeluar kompaninë “Talentus Sport”, dedikuar konsulltimeve dhe menaxhmentit sportive.

Klientët e tij besohet se përfshijnë La Ligan, UEFA-n, RFEF-n dhe disa klube profesionale nga Spanja dhe shtete të tjera europiane, si Atletico Madrid, Manchester City, Aston Villa dhe PSG.

Kjo lidhje e biznesit të Munueras ka ndezur alarmin te RFEF-ja, me Komitetin e saj të Pajtueshmërisë që po e vlerësojnë nëse ka një konlifkt interesi të mundshëm.

Hetimi sapo ka nisur dhe ende nuk është hapur rasti dhe mbledhja e dokumenteve e dëshmive, por nëse ky rast del të jetë i vërtetë – se gjyqtari nuk ka kaluar kontrollimin dhe se nuk ka raportuar për biznesin e tij të dytë – ai mund të dënohet me 100 mijë euro dhe një ndalim për të referuar deri në pesë vite.

Për tani, Komiteti i Pajtueshmërisë së Federatës spanjolle nuk ka arritur në një përfundim dhe është në fazën e mbledhjes së dëshmive, por burime nga federata thonë për “AS” se të përfshirët në këtë rast nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre, nëse ka një konflikt interesi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot