Mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paçarada, mund t’i mungojë Kolnit në ndeshjen derbi ndaj Fortuna Dusseldorit.
Paçarada ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të cilën Kolni e zhvilloi ndaj Magdeburgut.
Ndeshja Koln – Dusseldorf zhvillohet të dielën dhe i takon xhiros së 23-të të Bundesligës 2 gjermane.
Paqarada është një prej lojtarëve kryesorë te lideri i Bundesligës 2. Ai në 22 ndeshjet e edicionit aktual me fanellën e Kolnit ka kontribuar me shtatë asistime.