Olivier Giroud bie viktimë e një grabitjeje të madhe në Los Anxhelos

- Bota Sot

Olivier Giroud bie viktimë e një grabitjeje të madhe në Los Anxhelos

Sulmuesi Olivier Giroud për fatin e tij të keq ra pre e një grabitjeje të madhe në rezidencën e tij në Los Anxhelos. TMZ Sports raporton për një grabitje të ndodhur në javën e parë të shkurtit.

Ai dhe anëtarët e familjes së tij nuk ishin në shtëpi, por mësohet se gjithsej i janë grabitur pasuri me vlerë 500 mijë euro.

Hajdutët dyshohet se kanë thyer një dritare për tu futur në shtëpinë e francezit, duke vjedhur kryesisht bizhuteri me shumë vlerë. Policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka një të dyshuar.

37-vjeçari u transferua në SHBA në verë 2024, pasi i dha fund aventurës me Milanin, ku luajti për tri sezone.



Lexoni të gjitha në Bota Sot