Është vendimtare për Milanin

- Bota Sot

Është vendimtare për Milanin

Nuk është vetëm një çështje parash, por nuk duhet të fshihemi. Edhe ato janë shumë të rëndësishme.

Sepse nëse “kuqezinjtë” e Milanit, do të sigurojnë kualifikimin në fazën e 1/8-ave duke korrigjuar gabimin e bërë në Zagreb, do të përfitonin 11 milionë euro që UEFA i akordon për skuadrat që kalojnë “Play Off”-in.

Këto të ardhura do t’i shtohen vlerës së përfituar deri tani nga “kuqezinjtë” që është 61.3 milionë euro. Por sigurisht që kjo ndeshje nuk vlen vetëm për paratë, vlen gjithashtu edhe për prestigjin e klubit në arenën europiane.

Merkato e bërë në janar ka treguar se Milani është një skuadër ambicioze dhe kërkon që të bëjë rrugë sa më shumë në Ligën e Kampionëve për të kërkuar të përsërisë dy sezonet e mëparshme kur arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Emrat e afruar dhe mini-revolucioni që ndodhi në janar tregon që drejtuesit kuqezi nuk kënaqen me pak dhe sigurisht që mungesa e kualifikimit në fazën e 1/8-ave do të ishte një dështim.

Për këtë arsye, Leao me shokë duhet patjetër që të bëjnë gjithçka për përmbysjen e madhe sot në mbrëmje ndaj Fejnordit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot